Pogba, objektivi kryesor i gjigantit evropian

Futboll

Pogba, objektivi kryesor i gjigantit evropian

Më: 10 janar 2021 Në ora: 08:36
Paul Pogba

Paul Pogba raportohet të jetë objektivi kryesor i Paris Saint-Germainit për afatin kalimtar të verës.

Trajneri i ri i PSG-së, Mauricio Pochettino, thuhet se e pëlqen shumë mesfushorin francez.

Dhe, sipas asaj që shkruan ‘Daily Star’, Pogba është objektivi kryesor i kampionit francez për afatin e verës.

Reprezentuesi francez tash e një kohë është i lidhur me një largim nga ‘Djajtë e Kuq’, teksa destinacioni i tij i radhës mund të jetë edhe ish-skuadra e tij, Juventusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat