Lazio publikon listën, Muriqi ftohet për ndeshjen e sotme

Futboll

Lazio publikon listën, Muriqi ftohet për ndeshjen e sotme

Më: 10 janar 2021 Në ora: 10:44
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, është ftuar nga Simone Inzaghi për ndeshjen e sotme.

Ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Serie A, ‘lacialët’ e zhvillojnë sot nga ora 15:00 në udhëtim te Parma.

Klubi nga kryeqyteti italian ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për këtë ndeshje, teksa aty shohim se i ftuar është edhe Muriqi.

Vedat Muriqi deri më tani është paraqitur në tetë ndeshje për Lazion në Serie A. Gjashtë herë si zëvendësues dhe dy herë ka qenë titullar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat