Reagon Laçi

Futboll

Reagon Laçi

Më: 10 janar 2021 Në ora: 11:10
Reagon Laçi

Reagimi i zyrtarit të Laçit, Naim Halili në lidhje me dhunën.

Pas përfundimit të takimit që Laçi luajti kundër Kukësit është raportuar dhe abuzuar nën emrin tim sikur ka ndodhur një incident midis meje dhe arbitrit Kreshnik Bajrami. Deklaroj me përgjegjësi se këto akuza dhe këto lajme janë të rreme dhe të sajuara, me qëllim prishjen e qetësisë dhe imazhit të klubit të Laçit.

Këto nuk janë asgjë tjetër veçse dashakeqësi e dikujt apo e disave për të mbuluar gabimet e tyre. Po sqaroj pozicionin tim: Unë jam Naim Halili dhe nuk kam qenë aty fare.

Sapo ndeshja ka përfunduar unë kam shkuar në dhomat e zhveshjes te lojtarët e ekipit tonë, e nuk ka asnjë mundësi që unë të jem në dy vende njëkohësisht.

Ç’lidhje kisha unë me arbitrin, aq më tepër kur ekipi ynë fitoi?

Ai apo disa dëshirojnë të kamuflojnë gabimet e tij apo të tyre, duke akuzuar për dhunë.

Unë nuk jam dhe as nuk do të jem kurrë pro dhunës. E gjithë kjo sajesë është me prapavijë të qartë denigrimi të suksesit të ekipit tonë, të njollosjes së ekipit tonë. Nuk mund të mbulohen gabimet trashanike me apo pa dashje me akuza qesharake. Distancohem nga ngjarje të tilla të sajuara, e ftoj organet kompetente të marrin masa për sajesa të tilla.

Ekipi ynë, klubi jonë, dhe i gjithë stafi i Laçit është ekstremisht kundër dhunës dhe pro ‘Fair Play’. Sporti bashkon, nuk ndan, ndaj ju bëj thirrje mediave të jenë të kujdesshme në dhënien e lajmeve, sidomos kur ato janë të sajuara e të rreme. Të lutem, dua edhe pamjet filmike. Nē tē kundērt do tē ngre padi penale, për prishje imazhi.

Me respekt, Naim Halili!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat