Rroca nuk di të ndalet në Turqi

Futboll

Rroca nuk di të ndalet në Turqi

Më: 10 janar 2021 Në ora: 12:13
Rroca nuk di të ndalet në Turqi

Eduart Rroca nuk di të ndalet, teksa vazhdon të shkëlqejë në Turqi, atje ku aktivizohet me skuadrën e Ligës së Parë, Istanbulspor.

Nuk mund të zhgënjente as në mesjavë, teksa shkëlqeu duke dhënë dy asiste për skuadrën e tij, në fitoren 5-0 ndaj Balikersirspor.

Për këtë arsye, ish-mesfushori i Kukësit dhe Luftëtarit ka marrë një tjetër vlerësim në Turqi.

Ai është zgjedhur në formacionin e javës, përkrahë lojtarëve të tjerë që gjithashtu shkëlqyen në fushë. Kujtojmë se përveç asistove, Rroca këtë sezon ka shënuar edhe 6 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat