Realizon nga këndi i pamundur me goditje dënimi

Futboll

Realizon nga këndi i pamundur me goditje dënimi

Më: 10 janar 2021 Në ora: 15:13
Realizon nga këndi i pamundur me goditje dënimi

Endri Çekiçi nuk është përgatitur për të realizuar gola të thjeshtë, por të pamundur. Futbollisti shqiptar ka arritur që të gjejë golin e parë në Turqi pas aventurës shpërthyese te Ljubjana, atje ku shënonte thuajse në çdo javë. Ashtu siç e kemi përmendur në javët e fundit ka pasur një ngritje të madhe të nivelit të Çekiçit.

Pavarësisht se nuk po e gjente ende rrugën e rrjetës, po e ndihmonte së tepërmi ekipin me ndërtimin e aksioneve sulmuese dhe për këtë fitoi fanellën e titullarit.

Kështu ndodhi edhe në ndeshjen e sotme teksa lojtari kuqezi u aktivizua nga minuta e parë ndaj Bashakshehir.

Teksa shifrat ishin 0-1 në minutën e 20, Çekiçi vjen me një kryevepër. Kur të gjithë prisnin krosimin nga goditja e dënimit që ishte në një kënd të pamundur për të tentuar portën, futbollisti shqiptar arrin që ta dërgojë topin në rrjetë duke i surprizuar të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat