Mjeku i Diego Maradonës akuzohet për falsifikim të firmës së legjendës, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja!

Futboll

Mjeku i Diego Maradonës akuzohet për falsifikim të firmës së legjendës, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja!

Më: 10 janar 2021 Në ora: 15:49
Diego Maradona

Diego Maradona ndërroi jetë në 25 nëntor 2020 si pasojë e një ataku kardiak. Pasi legjenda e futbollit u nda nga jeta, avokati i tij, Matias Morla, kërkoi hetim për vdekjen, duke pretenduar se nuk ka pasur vëmendjen e personelit mjekësor për 12 orë.

Neurokirurgu që është kujdesur për të ndjerin ka reaguar dhe ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. Ai i ka cilësuar ato si të turpshme, sepse sipas tij është kujdesu për Maradonan njësoj si të ishte i ati.

“Për çfarë jam përgjegjës? Që i qëndrova pranë, që e doja, e ndihmoja? Që isha aty kur të gjithë më thonin hiq dorë sepse nëse ndodh diçka ata do të lajnë duart duke të fajësuar ty?! Nuk do ta braktisja kurrë, sepse ishte miku im, shoku im i ngushtë, babai im. Është shumë e padrejtë, por nuk pendohem për asgjë. Diego ishte i lodhur. I lodhur së qenuri Maradona. Ai ishte personi më rebel dhe më i pavarur që kam njohur ndonjëherë. Ai vendoste për gjithçka dhe kërkonte të jetonte si Maradona”, është shprehur mjeku.

Megjithatë, mbrëmë ai u përball me pretendime, se falsifikoi firmën e legjendës së vdekur të futbollit. Disa media argjentinase kanë paraqitur dokumente, ku pretendojnë e firma e të madhit Diego është falsifikuar.

Kjo thuhet se është gjetur në shtëpinë e mjekut 39-vjeçar Leopoldo Luque në Buenos Aires, i cili kishte kryer operacionin në tru te Maradona. Ajo është një letër e nënshkruar nga ylli, ku gjoja i kërkohet klinikës, që t’i “dërgojë një kopje të të dhënave të mjekësore të Diegos te mjeku Leopoldo Luque”.

Image
Dokumenti

Predentohet që firma për këtë kërkesë është e falsifikuar, pasi ajo që shihet nuk është nënshkrimi origjinal i Diegos. Prokurorët që po hetojnë vdekjen e Maradonës në nëntor, po punësojnë ekspertë të shkrimit të dorës për të vërtëtuar akuzën e ngritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat