Ja me çfarë note vlerësohet Endri Çekiçi

Futboll

Ja me çfarë note vlerësohet Endri Çekiçi

Më: 10 janar 2021 Në ora: 17:01
Endri Çekiçi

Realizoi supergol nga goditja e dënimit, shikoni me çfarë note vlerësohet Endri Çekiçi

Futbollisti i Kombëtares, Endri Çekiçi, realizoi një gol spektakolar nga një kënd thuajse i pamundur në sfidën ndaj Bashakshehirit, teksa skuadra e tij Ankaragucu, u mposht me përmbysje 1-2.

Pogradecari ekzekutoi në mënyrë mjeshtërore goditjen e dënimit në minutën e 20-të, teksa i shtangu të gjithë, duke vendosur barazimin e përkohshëm.

Ky ishte goli i parë në kampionat me skuadrën turke. 24-vjeçari qëndroi në fushë 56 minuta, teksa u vlerësua me notën 7.8 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat