Ish lojtari i Romës ‘thumbon’ Lazion: Kemi ndeshje miqësore ndaj një ekipi të vogël

Futboll

Ish lojtari i Romës ‘thumbon’ Lazion: Kemi ndeshje miqësore ndaj një ekipi të vogël

Më: 11 janar 2021 Në ora: 18:08
Foto Ilustrim

Ish lojtari i Romës, Ruggiero Rizzitelli ka thënë se Lazio është skuadër e vogël dhe “Romakët” nuk duhet të shqetësohen.

53-vjeçari që zhvilloi gjashtë sezone në vitet 1988-1994 ka folur lidhur me derbin e rivalëve lokal.

Ai e sheh Lazion si skuadër të vogel, andaj mendon se Roma nuk duhet fare të shqetësohet.

“Kemi miqësore ndaj një skuadre të vogël të premten. Nuk më shqetëson, ne jemi në telashe kundër skuadrave të mëdha”, tha ai.

Roma derbin e fundit ndaj Lazios e fitoi në shtatorin e vitit 2018, derisa edicionin e kaluar dy ndeshjet përfunduan me rezultat të barabartë 1 – 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat