Trajneri i Danimarkës kundër Contes: Nuk shfrytëzoi Eriksen!

Futboll

Trajneri i Danimarkës kundër Contes: Nuk shfrytëzoi Eriksen!

Më: 11 janar 2021 Në ora: 18:12
Christian Eriksen

Trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand, ka lëshuar akuza për trajnerin e Interit, Antonio Conte. Ai mendon se ekipi italian nuk e shfrytëzoi si duhet talentin e danezit Christian Eriksen.

“Eriksen ka luajtur shumë pak në vitin 2020. Një humbje e kualitetit të tij. Kur e shoj se çfarë mund të bëjë, shpresoj dhe besoj se do të luajë më shumë këtë vit.

“Jam i bindur se Christian do të marrë vendimin e duhur dhe do t’i ndikojë për mirë në karrierën e tij dhe në kombëtaren daneze.

Mungesa e mintuave është shqetësuese, pasi as Eriksen, as askush tjetër nuk mund të luajë mirë kur nuk ka minuta”, – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat