Gati për debutim

Futboll

Gati për debutim

Më: 12 janar 2021 Në ora: 11:52
Gati për debutim

Gati për debutim, por për pak sa nuk u fut në fushë me AirPods në vesh!

Ndeshja midis Celticut e Hibernianit ishte përcaktuese dje për vendin e dytë në Skoci. Celticu arriti fitore minimale me rezultat 1-0. Armstrong Oko-Flex, talenti 18-vjeçar skocez bëri debutimin për Celticun në këtë ndeshje.

Oko-Flexi u thirr nga pankina dhe ishte gati të bënte debutimin e tij për gjigantin skocez. Ai për pak sa nuk u fut në fushë me AirPods në vesh.

Derisa po vishte fanelën, vërehej se kufjet i kishte ende të vendosura në veshë. Krejt në fund ai e kuptoi gabimin dhe i hoqi para se të futej në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat