Liverpooli refuzoi shansin për të transferuar yllin e Barcelonës

Futboll

Liverpooli refuzoi shansin për të transferuar yllin e Barcelonës

Më: 12 janar 2021 Në ora: 12:07
Liverpooli

Liverpooli thuhet se ka refuzuar mundësinë të transferojë sulmuesin e Barcelonës, Antoine Griezmann.

Sipas Don Balon, katalunasit e kanë ofruar francezin të “Reds”, por ishte trajneri Jurgen Klopp që fare nuk ishte i interesuar.

Kjo ishte mundësi e artë për Liverpoolin, mirëpo një transferim i ri në sulm nuk ka qenë prioritet për kampionin e Anglisë.

Skuadra angleze ka sulmin mjaftë të mirë me Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberti Firmino, derisa Diego Jota është opsion tjetër mjaftë i mirë.

Griezmann në ka arritur të tregojë formën në “Camp Nou” ehde pse në dy ndeshjet e fundit ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar dy asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat