Ismet Munishi takohet me njeriun që dha shumë për futbollin e Kosovës 

Futboll

Ismet Munishi takohet me njeriun që dha shumë për futbollin e Kosovës 

Nga: K.G. Më: 12 janar 2021 Në ora: 18:49
Ismet Munishi takohet me njeriun që dha shumë për futbollin e Kosovës 

Ish futbollisti dhe trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi, takohet me njeriun që i dha shumë futbollit dhe shtetit të Kosovës, Arbon Desku.

Desku ka qenë president i KF Dukagjinit të Klinës në vitet më të vështira, kur luftohej regjimi kriminal serb dhe u stolis me titullin e kampionit në vitin 1993-1994, titulli i parë në histori të klubit nga Klina.  

“Një takim me Arbon Deskun, njeriun që kontriboi shumë gjatë në kohërat më të vështira të futbollit të Kosovës, në klubet Dukagjini Klinë dhe FC Prishtina .

Me legjendat: Burim Berisha, Suad Keçi, Agim Maliqi dhe Besnik Kollari”, ka shkruar Munishi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat