Optimizëm në kampin kuqezi

Futboll

Optimizëm në kampin kuqezi

Më: 13 janar 2021 Në ora: 18:24
Optimizëm në kampin kuqezi

Optimizëm në kampin kuqezi. Një takim për të përcaktuar të ardhmen.

Negociatat midis Milanit dhe Hakan Çalhanollusë vazhdojnë për rinovimin e kontratës, e cila skadon më 30 qershor 2021, dhe sot u zhvillua një përballje e re midis drejtuesve kuqezi dhe agjentit të lojtarit, Gordon Stipiç ku mbërriti në orën e drekës në “Casa Milan”, dhe pastaj u largua nga selia e klubit.

Situata – “CalcioMercato.com” raporton se takimin e pritshëm, para ndeshjes së kampionatit me Torinon të shtunën e kaluar, kishte konfirmuar se kjo mund të jetë një javë e nxehtë për merkaton e Milanit dhe rinovimi i Çalhanollusë është një nga më të nxehtë në tryezën e drejtuesve kuqezi, të cilët deri më tani nuk kishin shkuar përtej një oferte prej 3,5 milionë euro neto në sezon për fantazistin turk.

Priten lajme për të ardhmen e numrit “10” kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat