Conte: Kur fiton është energjia e pastër ajo

Futboll

Conte: Kur fiton është energjia e pastër ajo

Më: 13 janar 2021 Në ora: 19:10
Conte: Kur fiton është energjia e pastër ajo

Pas fitores në frymën e fundit në 120 minuta lojë ndaj Fiorentinës në fazën e 1/8 të Kupës së Italisë, trajneri i Interit Antonio Conte ka folur në mikrofonat e “Inter TV”, pas këtij suksesi:

Përgjigjet e Turn-Over-it – “Padyshim pozitiv. Siç e thashë në konferencën dje, Interi më i mirë doli në fushë sot bazuar në zgjedhjet që buronin nga infermieria dhe forca fizike. De Vraj, Barela, Brozoviç erdhën nga një ‘tour de force’, Lukaku po përpiqet të heqë një problem të vogël, ai kishte punuar veçmas ditët e fundit, Hakimi dje kishte temperaturë dhe ishte 38. Ne krijuam një formacion të rëndësishëm për të kaluar turnin. Ne kemi pasur një përgjigje pozitive nga të gjithë.”

Energjia e shpenzuar përpara Derbit të Italisë – “Kur fiton është energjia e pastër ajo që të rikarikon. Ishte e rëndësishme të kualifikohesh dhe kjo është energji e pastër. Loja është ajo që jep stimuj, mat ambiciet tona dhe tani ne rikuperojmë energjitë dhe përpiqemi t’a përgatisim ndeshjen ndaj Juventusit sa më mirë.”

Eriksen – “Unë gjithmonë kam thënë që ne duhet të shikojmë për çdo potencial të skuadrës në dispozicion. Ai është një djalë pozitiv që meriton shumë. Ai është stërvitur gjatë gjithë javës dhe unë e kam provuar në një rol ku nuk jemi të mbuluar. Shpresoj që kjo ndeshje gjithashtu mund t’a ndihmojë atë të besojë më shumë në vetvete.”

Sensi – “Ai kishte lodhje tek kofsha ndërsa përpara sfidës tek nxehja, Sensi na tha se nuk ndihej mirë dhe kishim frikë t’a rrezikonim. Po mundohem t’a mbroj dhe ta bëj të rifitojë besimin.”, përfundoi tekniku zikaltër, Antonio Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat