Partizani është i gatshëm ta shesë sulmuesin

Futboll

Partizani është i gatshëm ta shesë sulmuesin

Më: 14 janar 2021 Në ora: 11:42
Partizani është i gatshëm ta shesë sulmuesin

Partizani në këtë merkato ka afruar dy futbollistë si Stenio Junior dhe Valentino Murataj, por prezantimi i tyre ende nuk është bërë për një fakt shumë të thjeshtë.

Të kuqtë fillimisht duan të shesin dhe lojtari i cili është më predispozuar për t’u larguar është nigeriani Solomon.

Ish lojtari i Partizanit të Beogradit, kërkohet nga Neftchi Baku skuadër tek e cila luan edhe ish-mesfushori i të kuqëve Bruno Telushi.

Fillimisht Partizani kërkonte rreth 100 mijë dollarë për kartonin e Solomon, por tashmë presidenti Demi dhe drejtori Olsi Rama kanë ulur pretendimet e tyre ekonomike dhe Partizani është i gatshëm ta shesë sulmuesin për 50 mijë dollarë, një shifër e pranueshme kjo për arkat e skuadrës azere.

Në këtë sezon, Solomon i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2022 me Partizanin është aktivizuar në 12 ndeshje me skuadrën e Dajës duke shënuar dhe 2 gola, teksa është aktivizuar si sulmues krahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat