Dele Alli, prioritet i Pochettinos te PSG

Futboll

Dele Alli, prioritet i Pochettinos te PSG

Më: 14 janar 2021 Në ora: 15:06
Mauricio Pochettino dhe Dele Alli

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, dëshiron një ribashkim me yllin e Tottenhamit, Dele Alli, i cili tani shihet si prioritet i afatit dimëror.

Pochettino ka fituar tashmë trofeun e parë me PSG-në pasi të mërkurën mbrëma mposhtën Marseillen në finalen e Superkupës së Francës.

Megjithatë, trajneri argjentinas synon të fitojë edhe trofe të tjerë me klubin francez dhe tashmë po mendon për përforcime në skuadër.

Sipas Simone Rovera të mediumit Telefoot, Pochettino e ka bërë prioritet transferimi mesfushorin anglez, Dele Alli.

“Prioriteti i Pochettinos është Dele Alli”, ka thënë fillimisht Rovera.

“Informacioni që mund t’ju japim është se Dele Alli dëshiron të vijë në Paris. Ai do të ishte shumë i lumtur të gjente ish-trajnerin e tij”.

“Atij po i mbaron koha e lojës në Tottenham. Marrëdhënia me Jose Mourinho nuk është e jashtëzakonshme”.

“Mundësia mund të vijë në këtë afat transferimi”, përfundoi gazetari i njohur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat