Skuadra prizrenase përforcohet me ish futbollistin e Flamurtarit të Vlorës

Futboll

Skuadra prizrenase përforcohet me ish futbollistin e Flamurtarit të Vlorës

Nga: K.G. Më: 14 janar 2021 Në ora: 17:18
Skuadra prizrenase përforcohet me ish futbollistin e Flamurtarit të Vlorës

Skuadra A&N nga Prizreni, pretendon elitën e futbollit të Kosovës, përforcohet me Valdo Zeqaj.

“Transferimi me i ri i klubit tonë është qendërmbrojtësi nga Vlora, Valdo Zeqaj. 
Zeqaj ka pasur një karrierë të pasur në ekipet me nam në Shqipëri dhe Kosovë.

Valdo Zeqaj në të kaluarën ishte pjesë e skuadrave Flamurtari Vlorë, Luftëtari, Vllaznia Shkodër, Flamurtari

Prishtinë dhe së fundmi pjesë e KF Drenica”, njofton A&N.

KF A&N është në pozitën e dytë me 24 pikë në Ligën e Parë të Kosovës, grupi A, dy me pak se Dukagjini dhe Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat