Sassuolo nuk do të marr parasysh ofertat nga Juventusi dhe Manchester City për Locatellin

Futboll

Sassuolo nuk do të marr parasysh ofertat nga Juventusi dhe Manchester City për Locatellin

Më: 14 janar 2021 Në ora: 18:18
Giovanni Carnevali dhe Manuel Locatelli

Drejtori i Sassuolo, Giovanni Carnevali, ka thënë se klubi nuk do të marrë parasysh asnjë ofertë për Manuel Locatelli në janar, përfshirë edhe ato nga Juventus ose Manchester City.

Ka pasur shumë shkrime në ditët e fundit që Manchester City ka bërë ofertë për Manuel Locatelli, i cili ndiqet edhe nga Juve.

“Të shohësh lojtarët e Sassuolo në titujt kryesorë është një gjë pozitive, pasi do të thotë që ekipi dhe lojtarët tanë kanë bërë mirë për të tërhequr vëmendjen”.

“Ne kemi shumë lojtarë që janë me interes për shumë, duke përfshirë Locatellin. Kur bëhet fjalë për lojtarë të rëndësishëm si Locatelli, ne nuk do të marrim parasysh asnjë ofertë që do të përfshinte largimin e tij në mesin e sezonit”, ,” i ka thënë Carnevali për RAI Sport.

Locatelli ka kaluar te Sassuolo nga Milani, ku kishte luajtur për shumë vite si në kateogritë e reja, po ashtu edhe në ekipin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat