Real Madridi në kërkim të një sulmuesi – Aguero, Giroud, Milik dhe tre emra të talentëve në listë

Futboll

Real Madridi në kërkim të një sulmuesi – Aguero, Giroud, Milik dhe tre emra të talentëve në listë

Më: 14 janar 2021 Në ora: 21:24
Foto Ilustrim

Real Madridi është vënë në kërkim të një sulmuesi, pasi numrat në sulm në këtë skuadër kanë rënë.

Karim Benzema dhe Mariano, janë dy sulmuesit e qendrës të vetëm të mbetur në “Santiago Bernabeu”, me këtë të fundit që nuk kanë shumë besim në të.

Plani i madh i Madridit dihet – blerjet e Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, por aktualisht  nuk mund të bahen, ku viti 2022 mbetet më i duhuri.

Reali po kërkon një sulmues, sikurse që ishte Emmanuel Adebayor i cili kaloi në këtë klub në kohën e Jose Mourinhos.

Klubi ka tashmë një listë me disa emra të njohur, ku në krye të listës është Sergio Aguero.

Argjentinasi mbetet pa kontratë në qershor dhe e njeh mirë La Ligën, pasi më parë ka luajtur te Atlético. Madridi do të përballet me konkurrencën nga PSG për Agüeron.

Një opsion tjetër është Olivier Giroud, i cili nuk po ka minuta te Chelsea.

Një opsion më pak i mundshëm është Raul de Tomas, i cili luan me Espanyol kur në La Liga 2.

Problem mbetet paga e De Tomas prej 5 milionë euro në sezon.

Propozimi më i fundit dhe më interesant është ai i Arkadiusz Milik. 26-vjeçar polak  mund të largohet nga Napoli për rreth 10 milionë euro, ndërsa ka shënuar 38 herë në 93 paraqitje në Serie A.

Në listë nuk mungojnë as emrat e rinj. Dy lojtarë që aktualisht po luajnë në Eredivisie dhe pëlqen nga Real Madridi janë: Lassina Traoré (20) dhe Mayron Boadu (19) te Ajax dhe AZ Alkmaar.

Një mundësi tjetër është sulmuesi i Celtic, Odsonne Édouard. 22-vjeçari, një produkt i akademisë së PSG-së ka shënuar 11 gola në 23 paraqitje për The Hoops.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat