​Manchester United ende të interesuar për Trippier

Futboll

​Manchester United ende të interesuar për Trippier

Më: 15 janar 2021 Në ora: 17:15
Kieran Trippier

Reprezentuesi i Kombëtares së Anglisë Kieran Trippier është ende nën radarin e skuadrës së Manchester United, raporton “Manchester Evening News”.

Planet që të bëjnë një lëvizje për mbrojtësin e Atletico Madridit si duket janë pezulluar për momentin.

Kjo pasi që ish lojtari i Tottenham shkeli rregullat e basteve, por si duket “Djajtë e Kuq” ende janë të interesuar për të.

Trippier vlerësohet rreth 20 milionë euro, dhe këtë edicion ka arritur të bëjë 14 paraqitje në La Liga, duke regjistruar 5 asistime për Atletico Madridin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat