Nis kampionati i futbollit për femra edhe në shkollat 9-vjeçare

Futboll

Nis kampionati i futbollit për femra edhe në shkollat 9-vjeçare

Më: 16 janar 2021 Në ora: 12:52
Nis kampionati i futbollit për femra edhe në shkollat 9-vjeçare

Pas hapjes së kampionatit të futbollit për femra për shkollat 9-vjeçare në Zonën Rajonale të Fierit, kjo risi e organizuar nga FSHF ka startuar këtë javë edhe për shkollat 9-vjeçare në Zonën Rajonale të Shkodrës.

Në këtë kampionat marrin pjesë shkollat më të mëdha dhe të përzgjedhura të qytetit të Shkodrës, që do të jenë të atashuara pranë ekipeve kryesore të qytetit dhe do të shërbejnë si bazë për gjetjen e elementeve cilësore për të ardhmen.

Ky është një projekt i Federatës Shqiptare të Futbollit që ka si qëllim kryesor mbështetjen dhe afrimin e vajzave në futboll.

Projekti parashikon krijimin dhe mbështetjen e 100 ekipe shkollash 9 vjeçare në të gjithë Shqipërinë, që do të nisë me 60 ekipe për dy sezonet e para 2020-2022 dhe deri në vitin 2024, do të formohen 100 ekipe, që do ta kthejnë futbollin e femrave në një lëvizje të mirëfilltë sportive.

FSHF do t’i mbështesë shkollat dhe vajzat duke dhuruar uniforma, topa si dhe duke mbështetur financiarisht edhe mësuesit e edukimit fizik për punën që do të realizojnë.

Rezultatet e javës së parë:

Ismail Qemali – Ndoc Mazi 1-8
Azem Hajdari – Ali Lacej 1-2
Haxhi Hajdari – Ndre Mjeda 0-4
Vasil Shanto – Skënderbeg 4-0
Adem Haxhija – Shtoj i Vjetër 1-1.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat