Ndeshja ndërmjet Napolit dhe Fiorentinës do të zhvillohet sipas orarit

Futboll

Ndeshja ndërmjet Napolit dhe Fiorentinës do të zhvillohet sipas orarit

Më: 17 janar 2021 Në ora: 10:11
Foto Ilustrim

Ndeshja ndërmjet Napolit dhe Fiorentinës e paraparë të zhvillohet sot në orën 12:30, do të zhvillohet sipas orarit.

Sipas “LaGazzettadelloSport”, ndeshja ndërmjet Napolit dhe Fiorentinës do të mund të shtyhej ose të fillonte më vonesë shkaku i testimit të vonshëm ditën e djeshme të mesfushorit të Napolit, Fabian Ruiz, i cili rezultoi pozitiv në orët e pasditës të së shtunës.

Tani, Napoli dhe Lega Serie A, janë duke bërë verifikimet e fundit në zhveshtoren e Napolit, për të parë nëse ndeshja ndaj Fiorentinës do të zhvillohet sipas orarit apo jo.

Por, klubi napoletan e ka konfirmuar se të gjitha testimet kanë rezultuar negative, kështu që ndeshja do të zhvillohet sipas orarit të paraparë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat