Reagon Kukësi

Futboll

Reagon Kukësi

Më: 17 janar 2021 Në ora: 11:36
Reagon Kukësi

Nëpërmjet një komunikate në faqen e klubit, Kukësi mohon se trajneri Rrahman Hallaci do të largohet nga drejtimi i skuadrës.

Klubi njofton se ish-kapiteni, do të vazhdojë në drejtimin e ekipit dhe po punohet për përforcimin e skuadrës në merkaton e janarit.

Në komunikatë thuhet se Hallaçi ka besimin e klubit dhe gjithë futbollistëve në këtë moment të vështirë që po kalon skuadra.

Njoftimi i klubit:

Futboll Klub Kukësi kërkon të sqarojë opinionin publik se lajmet e orëve të fundit në media, për shkarkimin e trajnerit Rraman Hallaçi janë të pavërteta. Hallaçi do të vazhdojë të jetë trajner i skuadrës dhe stafi teknik po punon për të përforcuar skuadrën në merkaton e janarit duke siguruar të gjithë se ekipi do të kthehet te rezultatet pozitivë shumë shpejt.

Trajneri Hallaçi ka besimin e klubit dhe mbështetjen e të gjithë futbollistëve në këtë moment të vështirë për skuadrën. Skuadra zhvillon sot stërvitjen e radhës për ndeshjen ndaj Apolonisë nën urdhërat e trajnerit Hallaçi.

Klubi e kupton se emri i Kukësit shton klikimet dhe rrit shitjet e gazetave por njëkohësisht kërkon nga mediat që të tregohen profesioniste dhe të mos publikojnë lajme të rreme. Klubi ka zyrën e shtypit ku mund të merret çdo informacion që keni nevojë. Para se të publikoni një lajm, jeni të lutur të siguroheni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat