Gattuso: Bëni shumë thashetheme për ne, jemi gati për Juven

Futboll

Gattuso: Bëni shumë thashetheme për ne, jemi gati për Juven

Më: 17 janar 2021 Në ora: 15:34
Gennaro Gattuso

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, ka shprehur pakënaqësinë me mediet në konferencën për shtyp pas fitores 6-0 ndaj Fiorentinës.

Gattuso ishte i inatosur nga pyetjet e gazetarëve, ku sugjeroi se po bëhen shumë thashetheme ndaj tij dhe Napolit dhe se ato duhet të ndalen, ai po ashtu potencoi se napoletanët janë të gatshëm për sfidën ndaj Juventusit që do të zhvillohet të mërkurën në kudarë të Supercoppa Italiana.

“Jam i kënaqur për ndeshjen e sotme, dukej si ndeshje e lehtë por nuk ishte ashtu siç dukej, Ospina ka bërë një mrekulli me pritjen e tij kur avanconim vetëm 1-0”, tha ai.

“Fiorentina e humbi kontrollin e ndeshjes, më pëlqeu mentaliteti i skuadrës sot”, shtoi ai.

“Kishim dy fitore radhazi, dhe pashë që bëheshin shumë thashetheme ndaj nesh, kështu që vendosa se gjëja më e mirë do të ishte të hamë diçka bashkë si skuadër. Ishte mirë të hanim bashkë sepse ishim të lodhur dhe pashë një skuadër që u argëtua duke shpenzuar kohë me njëri-tjetrin”, tha Gattuso.

“Trofetë janë të rëndësishëm, do luajmë kundër një skuadre që ka mentalitet, këtë e thotë historia. Kanë fituar të gjithë titujt në Itali dhe kanë qenë në finale të Ligës së Kampionëve, por ne do e luajmë ndeshjen me respektin më të madh për Juven”, përfundoi Gennaro Gattuso.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat