Vidal shpjegon pse e puthi logon e Juves

Futboll

Vidal shpjegon pse e puthi logon e Juves

Më: 18 janar 2021 Në ora: 09:36
Arturo Vidal

Arturo Vidal u bë temë e polemikave pas fitores së Inter në Derby d’Italia.

Reprezentuesi kilian kishte shkuar të përshëndesë Girogio Chiellinin, me të cilin kishte luajur vite më parë tek Juventus, nën urdhërat e Antonio Contes gjthashtu edhe Andrea Pirlo ishte në mesin e tyre.

Por, pas ndeshjes, ai zgjidhi rrjetin e tij social, Instagram, për të shpjeguar për gjestin që bëri bujë në medie. Vidal theksoi se ai ka respekt për bashkëlojtarët dhe klubin e vjetër, por kjo nuk do të ndrërhyjë kurr në ambicjet dhe dashurinë për Inter.

“Unë kurrë nuk kam dashur të puth stemën e një ekipi tjetër”, tha ai.

“Kjo puthje ishte një shenjë e dashurisë për një vëlla kam përjetuar momente të mira në futboll, me të cilin kam jetuar vite të mrekullueshme së bashku dhe ne e duam njëri-tjetrin”, tha Vidal.

“Unë respektoj ekipin tim, tifozët e mi dhe njerëzit që besuan tek unë për të mbrojtur ngjyrat e skuadrës dhe për të zhvilluar historinë e këtij klubi mahnitës. Unë do të jap gjithçka nga vetja ime për këtë. Forca Inter”, përfundoi Arturo Vidal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat