Sakrifica e madhe e Ozilt

Futboll

Sakrifica e madhe e Ozilt

Më: 19 janar 2021 Në ora: 11:25
Sakrifica e madhe e Ozilt

Mesut Ozil thuhet se do të heq dorë nga 300 mijë euro në javë që i fitonte te Arsenali, për t’iu bashkuar kështu Fenerbahces.

Sipas saj që raporton AS, mesfushori do të nënshkruar kontratë trevjeçare me një pagë rreth 3.8 milionë euro në vit.

Kjo nënkupton se Ozil do të fitojë vetëm 70 mijë euro në javë – një ulje e pagës drastike, pasi te The Gunners fitonte afro 400 mijë euro.

Por, turko-gjermani do të ketë një bonuse të majm nëse arrin që të shpall Fenerbahcen kampion në Superligën e Turqisë.

Nëse realizohet një gjë e tillë, atëherë ai do të përfitojë afro 500 mijë euro, pasi skuadra turke nuk e ka fituar titullin që nga viti 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat