Cuadrado mposht Covid-19

Futboll

Cuadrado mposht Covid-19

Më: 20 janar 2021 Në ora: 12:41
Cuadrado mposht Covid-19

Mbrojtësi i krahut të djathtë të Juventusit, Juan Cuadrado është shëruar nga COVID-19.

Braziliani në dy testimet e fundit ka rezultuar negativ.

Tani lojtari do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje dhe do përfshihet në listën e skuadrës për ndeshjen e sotme në Superkupën e Italisë kundër Napolit.

"Juan Cuadrado duke ndjekur protokollin në dy kontrollimet e fundit ka dal negativ në rezultatet e COVID-19. Lojtari do i bashkohet stërvitjes gjatë ditës dhe do përfshihet në listën e skuadrës për ndeshjen e sotme", shkruhej në komunikatë.

Ndërkohë, kujtojmë se finalja e Superkupës së Italisë nis në ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat