Largohet nga Milani

Futboll

Largohet nga Milani

Më: 21 janar 2021 Në ora: 13:46
Largohet nga Milani

Andrea Konti është zyrtarisht futbollist i Parmës. Mbrojtësi i Milanit është transferuar te skuadra e Daverses në formë huazimi me të detyrim blerje.

Në rast se Parma arrin të sigurojë qëndrimin në Serinë A, klubi do të duhet të derdhë në arkat e Milanit 7 milionë euro për kartonin e Kontit. Klubi verdheblu mposhti Fiorentinën në garën për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të djathtë Italian.

Konti është 26-vjeç teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e Peruxhias, Atalantës, Virtus Lançianos dhe të fundmi te Milani.

Mbrojtësi numëron edhe 1 ndeshje me fanellën e kombëtares italiane, bëhet fjalë për vitin 2017 kur ishte pjesë e Atalantës, ku pati edhe momentin më të mirë të karrierës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat