Talenti shqiptar që po shkëlqen në Irlandë

Futboll

Talenti shqiptar që po shkëlqen në Irlandë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 14:28
Talenti shqiptar që po shkëlqen në Irlandë

Interi gjithnjë e më tepër po e përqendron punën e vetë nga e ardhmja, teksa të rinj si Bastoni apo Barela kanë gjetur hapësirat e tyre në planet e Antonio Kontes.

Marota ka ndërmend t’i sjellë skuadrës një tjetër element cilësor, këtë herë një sulmues shqiptar. Bëhet fjalë për Kevin Zefin, i cili në shkurt mbush 16 vjeç dhe nga i cili pritet shumë në të ardhmen.

Talenti shqiptar luan për Shamrok Rovers në Irlandë, ku në shtator vendosi edhe rekord në kampionat, pasi u bë lojtari më i ri që tundte rrjetën në futbollin irlandez.

Cilësitë e tij nuk mungojnë dhe vetë trajneri do të vlerësonte shumë teknikën dhe goditjet e djaloshit 15-vjeçar.

Zefi fillimisht pritet ta nisë nga moshat e Interit për tu zhvilluar më tej e më pas të shpresojë për një vend në ekipin e parë zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat