Lovren: Unë u mërzita...

Futboll

Lovren: Unë u mërzita...

Më: 21 janar 2021 Në ora: 15:25
Lovren: Unë u mërzita...

Mbrojtësi i Zenit Saint Petersburg, Dejan Lovren, ka befasuar me deklaratën e fundit për ish-skuadrën e tij.

Dejan Lovren ishte njëri nga lojtarët kryesorë në sukseset e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, ai gjithashtu korri suksese të mëdha edhe me Kombëtaren kroate, ku shkoi në finale të Kupës së Botës në vitin 2018.

Tani, ai angazhohet në Rusi, tek Zenit Saint Petersburg, ai ka folur për krizën e lojtarëve të lënduar tek Liverpooli ku ka befasuar me deklaratën e tij.

Duke folur për "Sport-Express.com", ai është pyetur për ish-klubin e tij.

"Jo, nuk pendohem. Vendimi im në verë ishte i sigurt të largohem nga Liverpool, dhe unë nuk shoh prapa tani", tha ai.

"Unë u mërzita sezonin e kaluar kur nuk luaja, por tani gjithçka është ndryshe. Unë mendoj se Liverpoolit i mungoj më shumë unë sesa më mungojnë ata mua. Jurgen Klopp e di këtë, sepse ne flasim", tha Lovren.

"Ai më shkroi kohët e fundit ‘Na mungon ti'", përfundoi Dejan Lovren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat