Mings reagon pas golit të Silvas, e cilëson si të parregullt

Futboll

Mings reagon pas golit të Silvas, e cilëson si të parregullt

Më: 21 janar 2021 Në ora: 16:30
Bernardo Silva

Mbrojtësi i Aston Villës, Tyrone Mings, u bë protagonist i polemikave pas një goli të pësuar në ndeshjen ndaj Manchester Cityt.

Tyrone Mings u bë protagonist i polemikave pasi pati në posedim topin dhe më pas erdhi nga pas, saktësisht nga pozita jashtë loje, Bernardo Silva, i cili i vodhi një top anglezit për ti dhënë Manchester Cityt epërsinë në minutën e 80′.

Ai ka reaguar në rrjetin e tij social, Twitter, ku ka shprehur indinjatën e tij me situatën.

“Asnjëherë nuk kam dëgjuar për këtë rregull, thjesht të lejosh lojtarët të qëndrojnë në pozitë jashtë loje, pastaj të kthehen dhe marrin topin nga ti? Sipas mendimit tim, unë duhet ta kisha hequr topin, 100%, por as nuk e dija që ishte mund të ndodhte një gjë e tillë. Marrëzi!”, përfundoi Tyrone Mings.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat