Fonseca: Dzeko nuk do paraqitet ndaj Spezias

Futboll

Fonseca: Dzeko nuk do paraqitet ndaj Spezias

Më: 22 janar 2021 Në ora: 16:40
Paolo Fonseca dhe Edin Dzeko

Trajneri i Romës, Paolo Fonseca është duke kaluar një fazë të keqe me “Giallorossët” pasi disa lojtarë e kundërshtuan atë në dhomat e zhveshjes.

Pas humbjeve turpëruese nga Lazio dhe Spezia, një grup lojtarësh u kundërvunë trajnerit Paolo Fonseca, të udhëhequr nga Dzeko të cilët shprehën pakënaqësinë e tyre me trajnerin portugez.

Fonseca, duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Spezias në Coppa Italia, ka treguar që Dezko nuk është grumbulluar për këtë ndeshje.

“Kam folur me presidentin, dëgjohemi shpesh, e ardhmja ime nuk është në diskutim”, tha ai.

Ai foli edhe për situatën me Dzekon.

“Kemi disa probleme në skuadër, Pedro nuk është mirë, Mikhytarian është në dyshim për këtë ndeshje. Deko ka ndjerë një dhimbje dhe nuk do të jetë gati për nesër”, shtoi ai.

“Kam bërë një gabim në ndeshjen e fundit me gjashtë zëvendësime, por çdo vit ndryshon ky rregull dhe nuk jemi mësuar, faji është i imi. Jemi në një projekt të ri dhe normale të ketë këso lloj rezultatesh”, përfundoi Paolo Fonseca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat