Gjata: Penalltia? Kisha kontakt, por…

Futboll

Gjata: Penalltia? Kisha kontakt, por…

Më: 24 janar 2021 Në ora: 17:00
Gjata: Penalltia? Kisha kontakt, por…

Mario Gjata është zgjedhur si lojtari i ndeshjes, në barazimin 1-1 mes Skënderbeut dhe Apolonisë. Sulmuesi i fierakëve, pa ndeshjes, për “Gol pas Goli” është shprehur se te penalltia kishte kontakt, por e vendos arbitri nëse e jep apo jo.

PENALLTIA- Unë kisha kontakt në zonë, por është arbitri që vendos. Nëse e shikon të arsyeshme e jep, në të kundërt jo.

MBIJETESA– E nisëm keq kampionatin, por me ardhjen e Kamaratës gjithçka ka ndryshuar, duke filluar nga loja dhe te harmonia e grupit. Mendoj se në fund nuk e meritojmë të jemi në këto pozita.

GJENDJA- Kam qëndruar jashtë fushave për rreth 4 muaj, tani kam arritur në formën maksimale. Tani jam i përqendruar vetëm te Apolonia, pas përfundimit të kampionatit të shikojmë çfarë do të ndodhë me të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat