Valeri, arbitër polemikash në derbi

Futboll

Valeri, arbitër polemikash në derbi

Më: 26 janar 2021 Në ora: 11:28
Valeri, arbitër polemikash në derbi

Paolo Valeri, nga seksioni Roma 2 (me ndihmësit Del XhiovaneKolarosi, zyrtari i katërt Kifi, VAR Banti, ndihmës-Var Paganezi) do të jetë gjyqtari i sfidës mes Interit dhe Milanit në Kupën e Italisë. Për bilbilin roman, ky është derbi i dytë milanez në karrierën e tij pas atij të kampionatit më 7 tetor 2012.

Atë ditë përfundoi 1-0 për Interin (Milan ishte pritës) falë një goli të Samuelit dhe për Valerin nuk ishte një ditë e lehtë.

“Një derbi për të mos u mbajtur mend”, shkruante asokohe “Gazzetta” në moviolën e ndeshjes, me gjyqtarin që “fundosej pas 120 sekondash” për shkak të një kartoni të verdhë që nuk u dha për Samuelin dhe dështimit për të larguar me karton të kuq Masimiliano Alegrin. Klubi i Milanit gjithashtu u ankua shumë më pas takimit për një gol të anuluar Montolivos (një gol i bukur të cilin ish-kapiteni i “Djallit” e rendit ndër zhgënjimet më të mëdha në karrierën e tij).

OPINIONE TË NDRYSHME – Pas ndeshjes Alegri pati thënë se gjyqtari kishte kushtëzuar përballjen ndërsa administratori Galiani, shumë i zemëruar para mediave, deklaronte: “Të gjithë e panë, nuk ka nevojë të shtojmë më shumë”.

Pa dyshim, pala zikaltër kishte një tjetër mendim: “Protestat e Milanit? Nuk i kuptoj”, thoshte Stramaçoni. Përtej episodeve të asaj sfide, për Valerin do të jetë një ndeshje sfiduese pavarësisht edhe një herë, duke pasur parasysh kuptimin që ky derbi do të marrë pas ndalesës që dy milanezët patën në kampionat në fundjavën që lamë pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat