Jupi: Nuk ka problem që presidenti ndërhyn në formacion, por Halili nuk merr vesh

Futboll

Jupi: Nuk ka problem që presidenti ndërhyn në formacion, por Halili nuk merr vesh

Më: 26 janar 2021 Në ora: 12:22
Jupi: Nuk ka problem që presidenti ndërhyn në formacion, por Halili nuk merr vesh

Redi Jupi është shprehur se problemi i Tiranës është strategjia që përdoret në këtë klub. Në “Procesi Sportiv”, ish-futbollisti ka thënë se nuk është problemi te ndërhyrjet e presidentit në formacion, por shton se histori ka treguar se Halili nuk merr vesh nga kjo punë.

“Gjithmonë ka tendencë për të fajësuar Halilin apo Deden. Megjithatë sipas asaj që mendoj unë aty është një faj i përbashkët dhe shumë të madh. Është mënyra e organizimit të klubeve të mëdha që nuk është e duhura, mënyra si është organizuar Tirana i jap të drejtë Halilit se e ka klubin e tij, pronën e tij dhe e menaxhon si e mendon më mirë, mirë apo keq. Kështu siç e menaxhon, nuk përfaqëson interesat dhe dëshirat e tifozerisë, këtu është kontradikta. Ai e mendon ashtu punën e tij.

Nuk është problem i madh heqja e trajnerit apo ndërhyrja në formacion nga presidenti. Nëse një president nuk ndërhyn, është një mënyrë për të lënë të lirë trajnerin të punojë.

Por nëse një president është njohës i skuadrës dhe përmirëson patjetër që duhet të ndërhyjë. Historia ka thënë që Halili nuk merr vesh nga kjo punë, lëvizjet kanë qenë të pa goditura, është pasionant dhe ndërhyrjet kanë qenë të gabuara. Edhe Berluskoni ndërhynte te Milani, por e njihte mirë atë që po bënte. Të gjithë ndërhyjnë në interes të caktuar.”, tha Jupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat