Ferati drejtor i ri i Onix-it

Futboll

Ferati drejtor i ri i Onix-it

Nga: K.G. Më: 28 janar 2021 Në ora: 11:34
Ferati drejtor i ri i Onix-it

Skuadra Onix nga Banja e Pejës, që garon në Ligën e Parë të Kosovës, zyrtarizon drejtorin e ri.

"Njoftojmë opinionin, mbështetësit dhe dashamirët e përkrahit e KF ‘Onix’, se nga dje, datë (27 Janar 2021), Donatori ndër vite i klubit ‘ONIX SPA’ me pronar z. Xhevdet Shoshin, për shkaqe objektive ka ndarë rrugët me klubin ‘Onix’!

KF ‘Onix’ nga zemra e falënderon z. Xhevdet Shoshi, familjen Shoshi dhe ‘ONIX SPA’ për tërë kontributin e pashoq dhënë klubit dhe zhvillimit e përparimit të sportit në përgjithësi.

Pas zhvillimeve të reja, KF 'Onix'-Banjë nga sot ka zyrtarizuar Drejtorin e ri të Klubit, që është z.Mujedin Ferati, i cili ka marrë përgjegjësi ndaj klubit, e i njëjti mbetet edhe ndër themeluesit e klubit tonë", njofton Onix.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat