United në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, Trippier ose Aarons do të transferohen në Old Traford

Futboll

United në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, Trippier ose Aarons do të transferohen në Old Traford

Më: 28 janar 2021 Në ora: 19:00
Kieran Trippier dhe Max Aarons

Manchester United është duke kërkuar transferimin e një mbrojtësi të djathtë.

Djajtë e Kuq kishin investuar në verë për transferimin e Aaron Wan Bisakas, por anglezi nuk pritet të jetë i vetmi në atë pozitë.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer dëshiron edhe një futbollist tjetër të mirë në atë pozitë dhe ka dy emra në listë.

Daily Mail ka raportuar se Djajtë e Kuq kanë dy emra në listë për këtë pozitë.

Kieran Trippier dhe Max Aarons janë në listën e Djajve të Kuq dhe njëri nga ta pritet të transferohet në Old Traford.

Anëtari i Atletico Madrid shihet si favoriti, por problemi qëndron tek klubi spanjoll që nuk dëshiron largimin e tij.

Në anën tjetër Max Aarons është një mbrojtës i talentuar që aktivizohet me Norwichin në Championship.

United është gati të shpenzojë deri në 20 milionë euro për të transferuar njërin nga anësorët në Old Traford. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat