Caktohet stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja Spanjë - Kosovë

Futboll

Caktohet stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja Spanjë - Kosovë

Më: 28 janar 2021 Në ora: 19:18
Caktohet stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja Spanjë - Kosovë

Federata e Futbollit të Spanjës ka konfirmuar stadiumin ku do të luhet ndeshja kundër Kosovës.

Me anë të një njoftimi në rrjetin social "Twitter", federata spanjolle bën me dije se ndeshja në fjalë do të luhet në stadiumin e Sevillës, "La Cartuja".

Për shkak të "rivalitetit" politik, thuhej se kjo ndeshje do të luhej në një terren neutral.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat