Pochettino: PSG do të ishte klub i përsosur për Ramos

Futboll

Pochettino: PSG do të ishte klub i përsosur për Ramos

Më: 28 janar 2021 Në ora: 19:40
Maurizio Pochettino dhe Sergio Ramos

Trajneri i Paris Saint Germain, Maurizio Pochettino ka ngritur zërat për transferimin e Ramos në Paris.

Në një intervistë për të përditshmen, Marca, Pochettino ishte pyetur se a do të pëlqente të kishte në skuadër një lider si Sergio Ramos, dhe përgjigja e tij i befasoi të gjithë.

“Pas një muaji këtu, kam parë lojtarë që janë liderë të vërtetë. Lojtarët kanë kultura të ndryshme dhe vërtetë janë të pjekur dhe të respektueshëm”, tha ai.

“Më parë ne nënshkruam me Ronaldinhon, duke parë mundësitë në merkato”, shtoi ai.

“Këtu, Ramos do të gjente një klub me obsesionin e fitores, PSG-në, njërin nga klubet më të mëdha në botë”, përfundoi Maurizio Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat