Partnerja e sulmuesit të Manchester Utd nxjerr shqiptarin, shikoni çfarë i ka bërë

Futboll

Partnerja e sulmuesit të Manchester Utd nxjerr shqiptarin, shikoni çfarë i ka bërë

Më: 29 janar 2021 Në ora: 11:21
Partnerja e sulmuesit të Manchester nxjerr shqiptarin, shikoni çfarë i ka bërë

Manchester Utd humbi në fundjavë ndaj vendit të fundit, Sheffield Utd, duke irrituar së tepërmi tifozët, të cilët prisnin që skuadra të merrte kreun e renditjes.

Pas përfundimit të ndeshjes, të shumta ishin kritikat ndaj mbrojtësit debutues, Aksel Tuanbeze, aq sa kaluan deri në racizëm ndaj tij dhe mbrojtësi u detyrua të fshijë edhe një postim të tij.

Megjithatë nuk përfundoi këtu, pasi tifozët u shfaqën të irrituar edhe me sulmuesin Antoni Marsial, teksa përveç atij, i dërguan mesazhe fyese edhe gruas së tij.

Ishte pikërisht kjo e fundit, e cila ka publikuar disa nga mesazhet që kishin vajtur në drejtim të saj.

Në sy bie, se një ndër ta është Xhejmi Lika, i cili në “Instagram” ka edhe flamur të Shqipërisë, teksa tregon se është shqiptar dhe jeton në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat