Pochettino flet për transferimet e mundshme të Messit dhe Ramosit në PSG

Futboll

Pochettino flet për transferimet e mundshme të Messit dhe Ramosit në PSG

Më: 29 janar 2021 Në ora: 11:51
Pochettino flet për transferimet e mundshme të Messit dhe Ramosit në PSG

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka bërë një intervistë të gjatë për gazetën spanjolle Marca, ku nuk ka mundur t’i shmanget pyetjeve për yllin e Barcelonës, Lionel Messi dhe atë të Real Madridit, Sergio Ramos.

Pochettino ka ardhur në fillim të vitit si trajner i klubit francez, duke pasuar Thomas Tuchelin e shkarkuar në krye të ekipit nga Parc des Prices.

Megjithatë, edhe pas ardhjes së tij nuk janë ndalur zërat për transferimeve të mundshme në afatin kalimtar të dimrit.

Shumë emra të mëdhenj janë përfolur si përforcime të mundshme, ku ndër ta edhe yjet e La Ligas, Messi dhe Ramos.

Në një intervistë për gazetën Marca, Pochettino nuk ka mundur t’i ikë pyetjeve rreth këtyre dy lojtarëve dhe ka sqaruar nëse ka diçka konkrete.

Të menaxhosh Lionel Messin do të të bënte trajner më të mirë?

“Unë i respektoj lojtarët që i përkasin ekipeve të tjera, sepse ato skuadra mund të jenë të zemëruara dhe unë e kuptoj pse”.

“Ne e kuptojmë që në botën e futbollit nuk ka shenjtorë, askush nuk mund të ankohet se secili klub bën çmos për të përmirësuar ekipin e tyre. Por, kjo nuk fsheh një mesazh të fshehtë nga ana jonë. Nuk mund të jemi më Papë se Papa”.

Dëshironi të shihni Messin të bashkohet me PSG-në?

“Çfarëdo që të them do të keqkuptohet, dhe unë e dua atë që kam. Futbollistë të shkëlqyeshëm përshtaten në çdo ligë dhe çdo skuadër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat