Kukësi prezanton afrimin e mesfushorit 26-vjeçar

Futboll

Kukësi prezanton afrimin e mesfushorit 26-vjeçar

Më: 29 janar 2021 Në ora: 14:30
Kukësi prezanton afrimin e mesfushorit 26-vjeçar

Siç kishte paralajmëruar edhe “Panorama Sport”, mesfushori 26-vjeçar Mate Tsintsaxe është lojtari më i ri i Kukësit.

Palët kanë arritur gjuhën e përbashkët, ndërkohë që gjithçka është zyrtarizuar ditën e sotme nga klubi verilindor. Mesfushori gjeorgjian së fundmi ka qenë pjesë e Dinamo Batumit, ai ka luajtur edhe me Torpedo Kuitasi kundër Kukësit në Europa Ligë.

Njoftimi i klubit: Mate Tsintsadze është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mesfushori gjeorgjian, ka firmosur sot zyrtarisht me ekipin tonë dhe do të jetë pjesë e skuadrës deri në verën e vitit 2022.

Mesfushori 26-vjeçar është aktivizuar në kampionatin gjeorgjian duke luajtur me Dinamo Batumi. Në të kaluarën, Tsintsadze është aktivizuar me Torpedo Kutaisin, duke zhvilluar edhe dy ndeshje kundër skuadrës sonë në Europa League ku edhe ishte ndër më të dalluarit në fushë.

Mesfushori është bashkuar në stërvitje me ekipin ditën e sotme dhe do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij.

Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit Tsintsadze! Mogesalmebit Tsintsadze

Skeda e Lojtarit:

Emri: Mate Tsintsadze

Mosha: 26 vjeç

Kombësia : Gjeorgjian

Pozicioni: Mesfushor

Klubet e mëparshme: Dinamo Batumi, Jelgava, Torpedo Kutaisi, Rustavi, Pogon Szczecin, Dinamo Tbilisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat