​Chelsea do të bëjë ofertë për Haaland merkaton e ardhshme

Futboll

​Chelsea do të bëjë ofertë për Haaland merkaton e ardhshme

Më: 29 janar 2021 Në ora: 19:27
​Chelsea

Skuadra londineze Chelsea thuhet se është e gatshme që të bëjë ofertë në merkaton e ardhshme drejt Dortmund për sulmuesin Erling Haaland, raporton “Sky Sports”.

Thomas Tuchel është tani në drejtim të timonit në “Stamford Bridge”, dhe për shkak të lidhjes që kishte te skuadra e Dortmundit me Haaland, tani thuhet se është i interesuar ta sjellë sulmuesin norvegjez në Londër.

Për Haaland të interesuara janë shumë skuadra të mëdha evropiane.

Ndër to edhe gjiganti spanjoll Real Madrid dhe ai gjerman Bayern Munich.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat