Balaj nuk lëviz nga Austria, klubi vendos veton për shkodranin

Futboll

Balaj nuk lëviz nga Austria, klubi vendos veton për shkodranin

Më: 29 janar 2021 Në ora: 23:44
Bekim Balaj

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, nuk do të largohet nga ekipi i Sturm Graz. Një lajm i tillë u konfirmuar dhe nga Andreas Shicker, drejtues i klubit austriak.

Ai i ka quajtur si marrëzi zërat që e çonin Balajn në Turqi te skuadra e Boluspor.

“Kjo është totalisht një marrëzi. Bekimi nuk do të shkojë në Turqi, ai do të mbetet pjesë e jona. Sa i takon afrimeve, ne nuk kemi bërë asnjë kërkesë zyrtare për asnjë lojtar në ndonjë klub tjetër”, – tha ai.

Balaj duket se do të vazhdojë të qëndrojë tek ekipi i Sturm Grazit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat