Top 25 futbollistët më të paguar në PL, Bale i pari me diferencë të frikshme nga vendi i dytë dhe i tretë

Futboll

Top 25 futbollistët më të paguar në PL, Bale i pari me diferencë të frikshme nga vendi i dytë dhe i tretë

Më: 30 janar 2021 Në ora: 00:00
Gareth Bale

Kampionati anglez Liga Premier vlerësohet si njëri nga kampionatet më të mira në botë, por jo vetëm për lojën dhe spektaklin që dhurojnë ekipet në fushë.

Shumë nga futbollistët ëndërrojnë të luajnë në elitën e futbollit anglez, për shkak të atmosferës fantastike në stadiume, por natyrisht edhe për pagesat e larta.

Liga Premier njihet si kampionati ku ekipet shpenzojnë jashtëzakonisht shumë për paga dhe shumë lojtarë marrin paga të larta.

Mediat në Angli kanë publikuar emrat e 25 futbollistëve më të paguar në Ligën Premier.

Futbollisti më i paguar është Gareth Bale i Tottenham Hotspur që ka një pagë vjetore prej 35,2 milionë eurove.

Uellsiani ka një diferencë mjaftë të madhe me vendin e dytë që mbahet nga portieri spanjoll David de Gea me 22,03 milionë që fiton në sezon.

Në vendin e tretë është Kevin de Bruyne me 18,8 milionë, ndërsa top pesëshen e mbyllin Raheem Sterling me 17,6 dhe Paul Pogba me 17,03 milionë euro.

Dyshja e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Thomas Partey kanë pagë të njëjtë prej 14,6, ndërsa po aq fiton edhe Anthony Martial te Manchester United.

Top 10-shja e futbollistëve më të paguar mbyllet me Sergio Aguero që fiton 13,5 milionë euro në sezon dhe Edinson Cavani me 12,3.

Çuditërisht në mesin e 25 futbollistëve më të paguar në Angli nuk futen emra të mëdhenj si Sadio Mane, Trent Alexander-Arnold, N’Golo Kante apo Rodri.

Top 25 futbollistët më të paguar në Ligën Premier:

1. Gareth Bale (Tottenham): 35,2 M€

2. David De Gea (Manchester United): 22,03 M€

3. Kevin De Bruyne (Manchester City): 18,8 M€

4. Raheem Sterling (Manchester City): 17,6 M€

5. Paul Pogba (Manchester United): 17,03 M€

6. Pierre-Emerick Aubameyang (Arsenal): 14,6 M€

7. Thomas Prtey (Arsenal): 14,6 M€

8. Anthony Martial (Manchester United): 14,6 M€

9. Sergio Agüero (Manchester City): 13,5 M€

10. Edinson Cavani (Manchester United): 12,3 M€

11. Mohamed Salah (Liverpool): 11,7 M€

12. Marcus Rashford (Manchester United): 11,7 M€

13. Harry Kane (Tottenham): 11,7 M€

14. Tanguy Ndombélé (Tottenham): 11,7 M€

15. Willian (Arsenal): 11,3 M€

16. Thiago Alcántaraa (Liverpool): 11,3 M€

17. Ben Chilwell (Chelsea): 11,08 M€

18. Alexandre Lacazette (Arsenal): 10,7 M€

19. Roberto Firmino (LIverpool): 10,5 M€

20. Timo Werner (Chelsea): 9,99 M€

21. Virgil Van Dijk (Liverpool): 9,7 M€

22. Harry Maguire (Manchester United): 9,5 M€

23. Juan Mata (Manchester United): 9,4 M€

24. Bruno Fernandes (Manchester United: 9,06 M€

25. Kepa Arrizabalaga (Chelsea): 8,8 M€

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat