Di Maria, një hap larg ëndrrës: Po ndodhi, do të tërhiqesha i qetë nga futbolli

Futboll

Di Maria, një hap larg ëndrrës: Po ndodhi, do të tërhiqesha i qetë nga futbolli

Më: 30 janar 2021 Në ora: 06:25
Angel di Maria

Angel di Maria ka folur në programin Sportia të Tyc Sports për ëndrrën e tij për të luajtur me Lionel Messi te Paris Saint-Germain.

“Kam ëndërrua që të luaj me të në një klub, sepse në kombëtare kemi pak kohë dhe do të doja të stërvitesha me të çdo ditë”, ka thënë ylli i PSG-së.

“Mund të shkoja te Barcelona në një moment, por nuk kam arritur. Tani duket se do të ketë një mundësi tjetër, por kontrata ime është drejt skadencës dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë”.

“Do të më pëlqente të rinovoja dhe do të isha i lumtur. Kam patur mundësinë të luaja me Cristiano Ronaldo-n, Neymar dhe Mbappe. Nëse do të luaja edhe me Leon, atëherë do të mund të tërhiqesha i qetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat