Tottenham Hotspur ka marrë lajme të mira

Futboll

Tottenham Hotspur ka marrë lajme të mira

Më: 30 janar 2021 Në ora: 11:20
Tottenham Hotspur ka marrë lajme të mira

Tottenham Hotspur ka marrë lajme të mira për lëndimin e Harry Kane, të cilin e pësoi në ndeshjen ndaj Liverpoolit.

Sulmuesi u detyrua të largohet nga loja për arsye se u lëndua në ndeshjen ndaj Liverpoolit, mirëpo prapë se prapë lëndimi i tij nuk duket të jetë aq serioz sa dukej në fillim.

The Telegraph raporton se shqetësimet e tifozëve të Spurs duhet të largohen për arsye se ai pritet të mungojë vetëm për 2 javë.

Ai pritet të mungojë ndeshjet ndaj Brighton, West Brom dhe Everton, mirëpo pritet të rikthehet në ndeshjen ndaj Manchester City më 13 shkurt.

Ndeshja e ardhshme e Spurs do të jetë nesër ndaj Brighton me fillim nga ora 20:15..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat