Milani do tre pikë ndaj Bolognas

Futboll

Milani do tre pikë ndaj Bolognas

Më: 30 janar 2021 Në ora: 11:53
Milani do tre pikë ndaj Bolognas

Milani do tre pikë ndaj Bolognas!

Në Serie A, do të zbresin në fushë tre skuadrat e mëdha me Milani që do të luajë në transfertë ndaj Bolognas në orën 15:00 për të vijuar më pas me Sampdoria-Juventus në orën 18:00 dhe Inter-Benevento në mbrëmje.

Ndeshjen më të vështirë në letër e kanë pikërisht kuqezinjtë përballë Bolognas por edhe për Juventusin nuk parashikohet një transfertë e lehtë ndaj Sampdorias së Ranierit.

Ndërkohë që nuk pritet të hasë vështirësi Interi i Contes përballë Beneventos së Pippo Inzaghit me trajnerin zikaltër që pritet në formacionin titullar Christian Eriksen pas paraqitjes së mirë që bëri danezi në ato pak minuta që luajti në derbin ndaj Milanit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat