La Liga spanjolle vazhdon sot me disa ndeshje interesante

Futboll

La Liga spanjolle vazhdon sot me disa ndeshje interesante

Më: 30 janar 2021 Në ora: 14:16
La Liga

La Liga spanjolle vazhdon sot me disa ndeshje interesante

La Liga spanjolle rikthehet sot me disa ndeshje interesante në kuadër të programit për ditën e shtune.

Java e 21-të vazhdon sot, ku ndër ndeshjet më interesante të këtij programi do të jetë mes Villarreal e Real Sociedad.

Pas 20 xhirosh, Villarreal gjendet në vendin e pestë, me tetë fitore, 10 barazime e dy humbje, duke arkëtuar 34 pikë.

Në anën tjetër, pas 20 ndeshjeve, skuadra e Real Sociedad ka regjistruar tetë fitore, shtatë barazime dhe pesë humbje, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë me gjithsej 31 pikë.

Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur programin e plotë të ndeshjeve në La Ligan spanjolle.

14:00 Eibar (15) – Sevilla (4) (Stadiumi Ipurua Municipal)

16:15 Real Madrid (2) – Levante (12) (Stadiumi Santiago Bernabeu)

18:30 Valencia (14) – Elche (19) (Stadiumi Mestalla)

21:00 Villarreal (5) – Real Sociedad (6) (Stadiumi De la Ceramica)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat