Solomon largohet nga Partizani

Futboll

Solomon largohet nga Partizani

Më: 30 janar 2021 Në ora: 14:39
Solomon largohet nga Partizani

Theophilus Solomon nuk është më një futbollist i Partizanit. Sulmuesi nigerian i cili në të shkuarën ka qenë pjesë edhe e Partizanit të Beogradit është larguar në mënyrë të papritur nga kryeqyteti duke mos u paraqitur në stërvitjen e sotme të Partizanit dhe duke braktisur skuadrën e Dajës një ditë para ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Vllaznisë.

Ndoshta me afrimin e Ferhan Hasanit, Solomon e ka kuptuar që nuk do të ishte më në formacionin titullar të Partizanit dhe ka vendosur të largohet.

Burime të Supersport mësojnë se 25-vjeçari nga Kaduna ka rënë dakort me drejtuesit e Partizanit për të zgjidhur kontratën me marrëveshje duke u larguar kështu nga të kuqtë me parametër zero.

Në këtë sezon me Partizanin, Solomon ishte një titullar fiks në formacionin e Ilir Dajës teksa është aktivizuar në 15 ndeshje të kampionatit duke shënuar dhe 3 gola. Gjatë ditëve të fundit ishte folur shumë në mediat shqiptare dhe ato azere për interesimin e Neftchi Baku për sulmuesin 25-vjeçar, me Partizanin që kërkoi 60 mijë euro për shitjen e tij, por Neftchi nuk pranoi të paguante një shifër të tillë.

Mbetet për t’u parë se ku do të jetë e ardhmja e Theophilus Solomon por i sigurt është largimi nga Partizani me Dajën që ka një sulmues më pak në dispozicion për të arritur objektivat sezonalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat